Kronika 6 December 2024, 09:44 Nga VNA

Thyhet aplikacioni i krimit "Matrix", plasin teoritë konspirative! Lala: Ka mesazhe në shqip, por...

Ndaje në Whatsapp
Thyhet aplikacioni i krimit "Matrix", plasin teoritë

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për platformën Matrix, të përdorur nga krimi i organizuar, e cila është arritur të thyhet.

Lala tha se ka marrë informacion zyrtar nga Europol, se gjuha shqipe është ndër gjuhët e përdorura, por do të varet nga gjykatat nëse të dhënat nga ky aplikacion mund të përdoren si indicie apo prova në proceset penale.

Kam bërë një kërkesë zyrtarë në Europol. Janë përgjigjur për dhjetë minuta. Kanë konfirmuar se shqipja është mes gjuhëve të përdorura. Rasti po drejtohet nga autoritetet franceze dhe hollandeze. Matrix është përgjuar vetëm në tre muajt e fundit. Janë kopjuar të dhëna që mund të konsiderohen të ligjshme, vetëm tre muajt e fundit.

Për herë të parë është zbuluar nga autoritetet hollandeze në vitin 2021. U vra një gazetar hollandez dhe u arrestuan disa persona. Në telefonin e njërit prej te arrestuarve u zbulua ky aplikacion por ishte i koduar. U desh bashkëpunim me francezët dhe task forcën e Europol për të dekriptuar aplikacionin. Të dhënat e ligjshme janë mbledhur vetëm në tre muajt e fundit.

Varet edhe nga qëndrimi që do të mbajë gjykata. Në muajt e fundit janë 2.3 milionë mesazhe.

Ka një ndryshim me SKY që është përgjuar që në ditën zero dhe janë konsideruar të ligjshme si indicie që të çojnë te prova. Ndërkohë, Matrix, është detyrë e autoriteteve. Nuk ka ende një proces hetimor që të lidhet me Matrix.

Ky është me një program kompleks, më kompleks sesa SKY ECC. Ka dashur më tepër kohë për tu çkoduar. Ka një pagesë të konsiderueshme, 400 euro muaji. Gati 3500 euro viti për abonimin. Pra përdoret nga njerëz me mundësi financiare. Platforma që ishte ndërtuar, shumë komplekse, kanë kapur 40 servera. Se cili do të jetë qëndrimi i autoriteteve, mbetet për t’u parë.

Kam komunikuar me email edhe me Eurojust, që thotë se ka mbështetur autoritetet franceze dhe hollandeze, por nuk japin detaje.

Këtu te ne pastaj flitet për teori konspirative dhe është abuzim mediatik", tha Lala.

Marrë nga TPZ

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme