Kronika 5 December 2024, 10:55 Nga VNA

Gara për shefat e rinj të komisariateve/ 274 aplikantë

Ndaje në Whatsapp
Gara për shefat e rinj të komisariateve/ 274 aplikantë

Sot në orën 12:00 kanë nisur intervistat për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në mbarë vendin. Procesi i intervistimit, i cili zgjat deri më 10 dhjetor, përfshin 274 aplikantë që garojnë për 49 vende pune.

Komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë përbëhet nga kryetarja Alma Përmeti dhe anëtarët Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari. Sot janë planifikuar intervistat e 26 aplikantëve të parë, ndërsa për secilin kandidat është caktuar një kohë deri në 20 minuta.

Pas përfundimit të intervistave, Komisioni i Vlerësimit do të dërgojë pikëzimet kryepolicit Muhamet Proda, i cili do të kryejë emërimet bazuar në renditjen e kandidatëve. Aplikantët që arrijnë të sigurojnë mbi 70 pikë do të shpallen fitues të konkurrimit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme