Kronika 4 December 2024, 22:57 Nga VNA

Hetimi i grupit kriminal të Suel Çelës/ Gazetarja Lala: Nesër hetimet mund të mbërrijnë deri te shefat politikë të kësaj organizate

Ndaje në Whatsapp
Hetimi i grupit kriminal të Suel Çelës/ Gazetarja Lala:

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Open’ tha se hetimet për organizatat kriminale të drejtuar nga Suel Çela po vijojnë.

Lala tha se po kërkohen informacione në vende të BE dhe të Amerikës Latine, ndërsa hetimi mund të përfshijë të tjerë zyrtarë dhe ndoshta mund të shkojë edhe në rradhët e politikës.

Gazetarja u shpreh se ka dyshimet e saj që një organizatë kriminale nuk mund të mbijetojë pa një suport apo mbështetje politike dhe ndoshta nesër hetimet mund të mbërrijnë deri te shefat politikë të kësaj organizate.

Por gazetarja tha se deri në këto momente nuk ka të dhëna, ndërsa u shpreh se ato pjesë të dosjes që kanë rrjedhur në media, mund të jenë maja e ajsbergut.

Lidhur me organizatën e drejtuar nga Suel Çela, Lala tha se kemi Bujar Shegën, për të cilin thuhet se që do të trafikonte 930 kg kokainë, me një vlerë fitimi rreth 300-400 mln euro. Lala tha se kjo do të ishte një nga sasitë më të mëdha të trafikut të kokainë, ndërsa shtoi se imagjinoni se sa do të ishte kostoja e një operacioni të tillë. Në vijim gazetarja tha se Shega nuk kishte rekorde kriminale, përveç një gjobe për hedhje mbeturinash në lumë. Në këtë kuadër, gazetarja tha se tani duhet hetuar cilët tendera ka marrë si biznesmen me dy kompanitë e tij Shega,  në cilat bashki, në cilat institucione, si i ka fituar këto tendera.

Një tjetër emër për të cilin u ndal Lala ishte Drejtoresha për Zhvillimin e Territorit, Adelajda Roka. Kjo e fundit është motra e dy emrave  që dyshohet se janë anëtarë të organizatës kriminale të Suel Çelës.

“Minimalisht qeveria duhet ta pezullojë nga detyra këtë zonjë. Ajo me pozicionin që ka firmos të gjitha lejet e ndërtimit. Mund të mos ketë fare lidhje me aktivitetin e vëllezërve, por dyshimet janë se mund të kesh një implikim. Dhe qoftë edhe moralisht ajo duhej të ishte pezulluar.

Gjin Roka dyshohet se bëhet transfertat e miliona eurove. Duhet hetuar aktiviteti i babait, ka qenë zyrtar i lartë i Drejtorisë së Burgjeve, ka drejtuar burgun e Elbasanit aty ku ishin kundërshtarët e Suel Çelës”, tha Lala.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme