Kronika 3 December 2024, 18:12 Nga VNA

Mori pjesë në atentatin ndaj Ardian Çapjas, GJKKO merr vendim për anëtarin e bandës së Suel Çelës

Ndaje në Whatsapp
Mori pjesë në atentatin ndaj Ardian Çapjas, GJKKO merr vendim

GJKKO konfirmon masën e sigurisë "arrest me burg" për Fuad Verzivollin, anëtar të grupit të Suel Çelës, i përfshirë në atentatin e dështuar në Elbasan katër vjet më parë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Fuad Verzivollin, i cili është pjesë e grupit të Suel Çelës dhe dyshohet për lidhje me atentatin e dështuar në Elbasan, që ndodhi katër vjet më parë.

Verzivolli akuzohet për "vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më 8 qershor 2020, në qytetin e Elbasanit. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Ardian Çapjas, i cili u qëllua me snajper, por fatmirësisht mbeti i plagosur dhe shpëtoi.

Njoftimi i GJKKO-së:

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 147, datë 03.12.2024, vendosi:
  3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Fuad Verzivolli si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit **** në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale “Organizata kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 - 22, 28/1, 333/2 dhe 334 paragrafi i dytë të K.Penal;
  4. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Fuad Verzivolli, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
  5. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
  6. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin nën hetim të shpërblehet nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.
  7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme