Motër e vëlla në Shkodër, Lumturi e Benard Pllumbaj janë akuzuar nga Prokuroria e Shkodrës pasi dyshohet se kanë kërcënuar, me qëllim përfitimin pasuror ndaj shtetasit Ardian Fierza, pronar i një agjencie funerale në qytetin verior.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Shkodër, thuhet se atentatet e përsëritura ndaj Ardian Fierza, organi i akuzës nisi hetime për disa vepra penale dhe kërkoi arrestimin e një shtetaseje të dyshuar.
Njoftimi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ka regjistruar procedimin penal nr.1265 të vitit 2024, për dyshime të kryerjes së veprave penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga nenet 109/b, 152 dhe 278/p.1 të Kodit Penal, në dëm të shtetasit A.F.Brenda një periudhe të shkurtër, këtij shtetasi i kanë vendosur lëndë plasëse në biznesin dhe në shtëpinë e tij.Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera deri më tani, në drejtim të zbardhjes së ngjarjeve, Prokuroria pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër ka kryer arrestimin e shtetases Lumturi Pllumbaj. Kjo shtetase, dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllanë e saj, Benard Pllumbaj si dhe me persona të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllimin për të shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin A.F. për të përfituar padrejtësisht pasuri. Dyshimet e arsyeshme bazohen në provat e administruara deri më tani si rezultat i aplikimit edhe të metodave speciale të hetimit.Gjatë arrestimit të shtetases L.P., dhe nga kontrollet e ushtruara u gjendën sende të tjera të paligjshme si mjete të përdorura për kryerjen e veprave të mësipërme penale.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër bën me dije se janë duke u kryer veprimet të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të kryerjes së veprës penale.
Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës.
Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet.
Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë.
Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.