Kronika 2 December 2024, 22:34 Nga VNA

Artan Hoxha thyen heshtjen: Prisja arrestimin, Veliaj më kishte paralajmëruar

Ndaje në Whatsapp
Artan Hoxha thyen heshtjen: Prisja arrestimin, Veliaj më kishte

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj tij për dy vepra penale për lidhje me bandën e Suel Çelës në Elbasan. Hoxha tha se ishte njoftuar më parë, madje kishte të dhëna se mund ta arrestonin. Ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe Erion Veliajn si një person që e ka “paralajmëruar” nga një emision televiziv.

“Ditën që është bërë kontrolli i banesës time, më morën gjithçka, tablet, ipad, dvr, gjithçka, ka një procesverbal 17-18 sende. Arkiva e punës time e 30 viteve… Unë kam patur shtëpi me qira dhe nuk kam patur mundësi as t’i ruaj.

Lajmi i parë që doli, nuk e kisha parë, sepse nuk kisha mjete komunikimi, lajmi ishte që jam arrestuar. Pritej që të më arrestonin edhe mua vetë kështu ma kishin thënë. Isha në bulevard. I pari ka dalë ish kryeministri Berisha, që ka dhënë lajmin arrestohet, e kuptueshme, kam bërë 30 vite luftë me zotin Berisha.

Pastaj, media të qeverisë, pranë Bashkisë dhe pranë qeverisë. Kanë menduar se do të më arrestonin. Isha në dijeni më parë, mbase për t’u tërhequr dhe larguar, më vunë në dijeni se do të arrestohesha” – tha Hoxha.

“Nuk jam pyetur fare. Komunikimi im i fundit me SPAK-un, është bërë në datën 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK dhe besoj se kjo i ka penguar.

Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023. Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë “gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC”. Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.

Unë kam folur dhe të flas me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që më cojnë te politikanë më të rëndësishëm të këtij vendi”, – tha Artan Hoxha. /TPZ

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme