Kronika 2 December 2024, 18:27 Nga VNA

“Zyrtarë të lartë të lidhur me krimin e organizuar”, Altin Dumani: Duhet bashkëpunim, nuk mund të luftojmë dot të vetëm

Ndaje në Whatsapp
“Zyrtarë të lartë të lidhur me krimin e

Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se shumë zyrtarë të lartë janë të lidhur me organizatat kriminale, një fakt që është evidentuar gjatë hetimeve të kësaj strukture. Ai nënvizoi se lufta kundër këtij fenomeni kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe se SPAK nuk mund të përballet me korrupsionin dhe krimin e organizuar i vetëm.

Në aktivitetin e zhvilluar në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dumani shpjegoi se një nga shtyllat kryesore të suksesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar.

“Një shtylle e suksesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar. Në të gjitha hetimet tona ku në fokus ka qenë krimi i organizuar kemi gjetur lidhje të këtij të fundit edhe me zyrtarë të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar. SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin dhe ka nevojë për bashkëpunim. I kemi bërë thirrje dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim” - tha kreu i SPAK.

Ai theksoi se nga krijimi i SPAK deri tani janë sekuestruar asete me vlerë totale prej 150 milionë eurosh.

"Krahas ndjekjes penale, një tjetër fokus i SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i pasurive të lidhura me veprat penale, si për ata që ndodhen nën hetim për korrupsion, ashtu edhe për ata që janë pjesë e grupeve kriminale," deklaroi Dumani.

Ai shtoi se gjatë hetimeve, janë zbuluar lidhje të krimit të organizuar me zyrtarë të korruptuar, të cilët janë bërë pjesë e grupeve të krimit. Dumani përfundoi duke theksuar se SPAK ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme