Kronika 2 December 2024, 10:43 Nga VNA

Mbyllen hetimet për ndërtimet pa leje në Patok, 8 persona dërgohen për gjykim

Ndaje në Whatsapp
Mbyllen hetimet për ndërtimet pa leje në Patok, 8 persona

Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj tetë personave të akuzuar për shkelje në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Patokut, Kurbin.

Mes të pandehurve janë edhe ish-drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Flori Gjini, dhe ish-kryeinspektori vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin, Jetmir Mxhika. Ata, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë, akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë, Nikoll Frangaj është i vetmi i pandehur për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”.

Po ashtu, prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje”.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.1012 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:

1. Nikoll Frangaj, i akuzuar per vepren penale të “Ndërtimit të paligishëm”, parashikuar nga neni

199/a/4 te Kodit Penal.

2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

1. Pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje” të parashikuar nga neni 199/a 4-25 të K.Penal.

2. Shuarjen e masës se sigurisë “Detyrim paragitje në policinë gjyqësore” te dhëne nga Gjykata

Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë me vendimin nr.460 datë 05.11.2023 ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola.

3. Pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunen Patokut, Bashkia Kurbin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme