Kronika 2 December 2024, 18:16 Nga VNA

“Grupet kriminale shqiptare prezente në Ekuador”, Altin Dumani: Bashkëpunimi me vendet e Amerikës Latine është i vështirë

Ndaje në Whatsapp
“Grupet kriminale shqiptare prezente në Ekuador”, Altin Dumani:

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka konfirmuar se grupet kriminale shqiptare janë të pranishme në disa shtete të Amerikës Latine, veçanërisht në Ekuador. Gjatë një deklarate në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dumani theksoi se SPAK ka një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet ekuadoriane.

"Sa i përket Ekuadorit, hetimet tona kanë vërtetuar praninë e grupeve kriminale shqiptare në këtë vend. Kemi një marrëdhënie të fortë bashkëpunimi me autoritetet e Ekuadorit, dhe vetëm në vitin 2024 kemi konsoliduar më tej këtë partneritet," - tha Dumani.

Ai shtoi se SPAK ka ndihmuar autoritetet ekuadoriane në hetimet që ata po kryejnë ndaj grupeve kriminale shqiptare, ndërsa bashkëpunimi i dyanshëm po vazhdon për të luftuar krimin e organizuar.

"Padyshim, bashkëpunimi me Ekuadorin dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine është një sfidë, por ne si SPAK kemi arritur të krijojmë kontakte, të shkëmbejmë informacion dhe të ndërtojmë hetime të përbashkëta kundër grupeve kriminale shqiptare. Kjo ka ndodhur edhe me shtete të tjera të Amerikës Latine, si Brazili, Argjentina dhe Kolumbia, ku krimi i organizuar shqiptar është i pranishëm," - përfundoi Dumani.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme