Kronika 2 December 2024, 17:56 Nga VNA

Dumani: Të ruhet pavarësia e SPAK. Kërkon ndryshime ligjore për mandatin e prokurorëve

Ndaje në Whatsapp
Dumani: Të ruhet pavarësia e SPAK. Kërkon ndryshime ligjore

Altin Dumani, kreu i SPAK ka raportuar tek Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Europës i cili vijon punimet në Kuvendin e Shqipërisë me temë "Veprimet gjithëpërfshirëse, luftën ndaj korrupsionit: Politika dhe Instrumente".

"Kërkojmë të ruhet pavarësia"-nënvizoi kreu i SPAK, teksa pranoi se ky institucion ka shumë sfida dhe përparësi.

"Në mënyrë të përsëritur SPAK ka paraqitur në KLP dhe Kuvend disa shqetësime që shpreson të gjejnë zgjidhje ligjore nga Kuvendi. Sfida e parë është ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK. Aktualisht kemi një kornizë ligjore që siguron këtë dhe besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale"-ths kreu i SPAK.

Dumani shtoi se ka kërkuar disa ndryshime ligjore, siç është dhënia e mundësisë për të rikandiduar për një mandat tjetër prokurorëve të SPAK. Sipas ligjit në fuqi, pas 9 vitesh në detyrë, prokurori i SPAK kthehet në punë në prokuroritë e tjera të vendit.

Gjithashtu Dumani kërkoi që të rritet marzhi 500 euro i ryshfetit nga zyrtarët, në mënyrë që vepra penale të hetohet nga institucioni i tij. “Kjo lejon SPAK të fokusohet te ato çështje që ia vlejnë vërtet për t’u hetuar”, tha Dumani.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme