Kronika 3 December 2024, 15:45 Nga VNA

Shmangën 54 mln lekë taksa e tatime,  Prokuroria çon në gjyq firmën "Benet Holding" sh.p.k

Ndaje në Whatsapp
Shmangën 54 mln lekë taksa e tatime,  Prokuroria çon

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasen G.P., dhe subjektin ‘Benet Holdin’ shpk për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ parashikuar nga nenet 180/3 dhe 181 të Kodit Penal.Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 5861 të vitit 2023, rezultoi se subjekti në fjalë me aktivitet të “Këshillimit për biznes dhe këshillime të tjera” dhe administratorja G.P., kanë konsumuar elementë të veprës penale “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve” dhe ‘Fshehje të të ardhurave’ për periudhën 2018-2021. Nga hetimet rezultoi se shoqëria Benet Holding shpk, me administratore shtetasen G.P., nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi si dhe duke dorëzuar dokumente apo deklarata të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, kanë mundur të shmangin detyrimet në organin tatimor në vlerën totale 53.891.336 lekë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se personi nën hetim G.P., ka kryer shitje të padeklaruara, me qëllim për t’iu shmangur pagimit të TVSH-së, pasi Benet Holding shpk nuk i plotësonte kriteret e vendosura nga ligjit për TVSH për të kryer shitje pa TVSH, etj. Ky fakt u vërtetua nga Raporti Kontrollit Përfundimtar sjellë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme