Kronika 4 December 2024, 14:36 Nga VNA

SPAK hetim vëllezërve Roka, zbulohet detyra e babait si zyrtar i lartë në burgje. Nis hetimi pasuror për motrën, drejtoreshën e AZHT

Ndaje në Whatsapp
SPAK hetim vëllezërve Roka, zbulohet detyra e babait si zyrtar i

Adelalajda Roka, motra e dy vëllezërve Roka të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale të Suel Celës, vazhdon të qëndrojë në krye të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe të zhvillojë mbledhjet e këtij institucioni.

Po ndërsa qeveria nuk merr asnjë masë për largimin e zyrtares së lartë me firmën e së cilës kalojnë të gjithë lejet e ndërtimit të investimeve shumë milionëshe, nga ana tjetër VNA ka mësuar se babai i Marsel e Xhino Rokës ka punuar për një kohë të gjatë ka qenë zyrtar në burgje.

Agron Roka ka punuar fillimisht si shef personeli në Bradashesh, më pas postin e nëndrejtorit të burgut të sigurisë së lartë 302. Më pas ai ka drejtuar për disa kohë institucionin e paraburgimit në Elbasan, ku janë mbajtur edhe pjesëtarë të klanit kundërshtar të djemve të tij dhe Suel Celës.

Pëpara se të lirohej nga detyra, Agron Roka mbante postin e nëndrejtorit të burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

SPAK ka nisur aktualisht një hetim pasuror për vëllezërit dhe në sitë do të kalojë edhe babai i tyre ish-zyrtar i lartë i Burgjeve, por edhe motra e tyre aktualisht drejtoreshë e Zhvillimit të Territorit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme