Kronika 5 December 2024, 11:06 Nga VNA

Hetimet ndaj Jurgis Çyrbjas/ SPAK merr në pyetje ish drejtorin e OSHEE-së, Ardian Cela

Ndaje në Whatsapp
Hetimet ndaj Jurgis Çyrbjas/ SPAK merr në pyetje ish drejtorin e

SPAK thërret për të marrë në pyetje ish-drejtorin e OSHEE-së, Ardian Cela në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj Jurgis Cyrbjas, ish-deputet socialist, i cili mbahet nën arrest për korrupsion në zgjedhje dhe vepra të tjera penale. Cela do të japë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. SPAK ka dyshime se i shumëkërkuari Altin Hajri dhe Edmond Koci (Mond Cekici) që më vonë u vra kanë ndikuar që emri i Jurgis Cyrbjas të ishte në listën e sigurt të kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Cela  si drejtues politik i qarkut do të japë shpjegime para prokurorëve se kush e propozoi Cyrbjan. Ish-kreu i OSHEE-së ishte ftuar të paraqitej pak ditë më parë, por për shkak se ndodhej jashtë vendit e ka shtyrë paraqitjen e tij para hetuesve të BKH-së. Prokuroria e Posacme është duke hetuar për të identifikuar përdoruesit e tjerë të Sky ECC me të cilët ka komunikuar Cyrbja, Altin Hajri dhe i dyshuari tjetër Ahmet Masha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme