Kronika 7 December 2024, 18:25 Nga VNA

Kërcënonte bashkëshorten se do e vriste me armë zjarri, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Kërcënonte bashkëshorten se do e vriste me armë zjarri,

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për dhunë dhe kërcënim ndaj bashkëshortes së tij, duke i thënë se do ta vriste me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Tomi Kristo", ku është arrestuar shtetasi Sh. V., 65 vjeç, i cili akuzohet për “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas Policisë së Tiranës, gjatë një kontrolli në banesën e të arrestuarit, uniformat blu sekuestruan një thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 parandalohet një ngjarje kriminale në një familje.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë se do ta vriste.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tomi Kristo”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po e kanoste atë se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta është bërë neutralizimi i shtetasit Sh. V., 65 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Tomi Kristo”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si dhe e ka kanosur atë.

Gjatë kontrollit të banesës së 65-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës thikë, një armë zjarri kallashnikov, 4 krëhra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme