Kronika 8 December 2024, 14:43 Nga VNA

Shpërthimi në Vlorë, lokali në pronësi të Bledar Birçaj, vrarë në 2021

Ndaje në Whatsapp
Shpërthimi në Vlorë, lokali në pronësi të Bledar

Mëngjesin e sotëm ndodhi një shpërthim i fuqishëm duke tronditur zonën e Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, i cili ishte rihapur vetëm prej disa ditësh pas një periudhe të gjatë mbylljeje. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se eksplozivi i përdorur ishte tritol, duke qenë se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të mbledhur prova dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe autorët e mundshëm të këtij akti kriminal. Vrasja Bledar Birçaj u qëllua  me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit, ngjarje e ndodhur në 10 maj 2021. Birçaj ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, të cilët i shpëtuan mrekullisht plumbave. Dy persona të pajisur me kallashnikov i zunë pritë dhe qëlluan drejt mjetit që drejtohej nga Birçaj. Fatmirësisht personi tjetër, polici i anti-drogës Granit Deromemaj, që ishte edhe shok me viktimën ka shpëtuar mrekullisht.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme