Kronika 9 December 2024, 11:22 Nga VNA

Ndalohen me qëllim ekstradimi në Turqi dhe në Gjermani, 2 shtetas turq, të dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim narkotikësh

Ndaje në Whatsapp
Ndalohen me qëllim ekstradimi në Turqi dhe në Gjermani, 2 shtetas

Ndalohen me qëllim ekstradimi në Turqi dhe në Gjermani, 2 shtetas turq, të dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe prodhim/shitje narkotikësh.

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është kapur në hyrje edhe një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve në hyrje/dalje, të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare të Rinasit, si dhe si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe strukturave homologe në Turqi dhe në Gjermani, u arrestuan provizorisht shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -Burak Kara, 38 vjeç, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Mesinit, Turqi, me 8 vjet e 4 muaj burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi, 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 6 muaj e 21 ditë burgim; -Metehan Tutungu, 25 vjeç, u ndalua në dalje të Shqipërisë, pasi është dënuar në vitin 2023, nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh. Vijon bashkëpunimi me homologët, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 2 shtetasve, në shtetet ku janë dënuar. Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është kapur dhe vënë në pranga shtetasi Orgen (Mariglen) Bushpreni, 40 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme