Kronika 9 December 2024, 11:08 Nga VNA

Shpërthimi me tritol në lokalin e familjes së Bledar Bircaj, dyshime se 40-vjecari i vrarë në 2021 vodhi një sasi të madhe kokaine në Spanjë

Ndaje në Whatsapp
Shpërthimi me tritol në lokalin e familjes së Bledar Bircaj,

Policia e Vlorës është duke vijuar kontrollet në disa banesa në qytetin bregdetar ku dyshohet se mund të fshihet autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në lokalin në pronësi të nënës së Bledar Bircaj, ky i fundit i ekzekutuar me 10 maj të 2021 në automjetin e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.

Nga hetimet e para rezulton se një person që lëvizte me një bicikletë është afruar në verandën e lokalit “The Boss” që ndodhej në Lungomare, vendos aty lëndën eksplozive dhe largohet.

5 minuta më vonë, konkretisht në 6 pa 5 të mëngjesit, tritoli shpërthen duke shkaktuar dëmtime në xhamat e lokalit që administratohej nga vëllezërit e Bledar Bircaj.

Burime të besuara në policinë e Vlorës thanë se është gjetur bicikleta e përdorur nga autori i dyshuar dhe përmes kamerave po ndiqen lëvizjet e tij.

Lidhur me motivin, pavarësisht se dy vëllezërit e Bircaj pretendojnë se nuk kanë probleme, hetuesit dyshojnë se ngjarja lidhet me aktivitetin kriminal të 40-vjecarit të ekzekutuar.

Bledar Bircaj ka dyshime që në Spanjë është përfshirë në vjedhjen e një sasie të madhe kokaine që i përkiste një grupi kriminal nga Elbasani.

Ai u ekzekutua në maj të 2021 në mes të ditës, teksa udhëtonte bashkë me Granit Deromemaj, ish-efektiv i Antidrogës në Vlorë. Deromemaj mundi ti mbijetonte atentatit dhe u përjashtua nga policia.

Shpërthimi me tritol në lokalin e familjes ngre dyshime për hetuesit që grupi kriminal kërkon kthimin e parave që i është shkaktuar dëm nga grabitja e drogës nga Bledar Bircaj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme