Kronika 9 December 2024, 12:13 Nga VNA

Shperndanin droge, arrestohet nipi i ushtarit te Shullazit dhe djali i saksofonistit, Ad Sybardhi

Ndaje në Whatsapp
Shperndanin droge, arrestohet nipi i ushtarit te Shullazit dhe djali i

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Fam Fanz”, duke sekuestruar 1 kg e 50 gramë kokainë me vlerë tregu rreth 270,000 euro. Dy të rinj, Klajdi Serjani (24 vjeç) dhe Euxhenio Manushi (20 vjeç), u arrestuan në flagrancë në rrugën “Kastriotët”. Hetimet vazhdojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit i cili është dënuar për gjobvënie, pjesë e grupit të Emiljano Shullazit.

Euxhenio Manushi, djali i saksofonistit të famshëm të klubeve të natës, Adriano Manushi, i njohur si Ad Sybardhi

DVP Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar "Fam Fanz", i ndjekur me metoda proaktive.

Gjatë operacionit goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Tiranës.

Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro).

Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Fam Fanz".

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën "Kastriotët", automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme