Kronika 10 December 2024, 14:40 Nga VNA

Holta Zaçaj, në lidhje me përfundimin e mandatit të saj: Në detyrë deri ne 2025

Ndaje në Whatsapp
Holta Zaçaj, në lidhje me përfundimin e mandatit të saj:

Kryetarja e Gjykates Kushtetuese Holta Zacaj deklaroi se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të 2025 dhe se për shkak të cilësisë që gëzon nga funksioni do ti drejtohet për opinion Komisionit të Venecias. Ndërkohë, që Zacaj sot më datë 10 dhjetor duhet të shpallte vakancën dhe të njoftonte organin e emërtesës, pasi mandati i saj përfundon në mars të 2025.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në lidhje me përfundimin e mandatit theksoi se ka filluar të ushtrojë detyrën më 25 janar 2023, duke pasuar në këtë pozicion gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e përfundoi mandatin më 10 mars 2017.

"Sipas nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, mandati i Zaçajt rregullohet si një mandat i pjesshëm, i cili do të përfundojë në vitin 2025. Ajo shtoi se, duke u bazuar në këtë dispozitë kushtetuese dhe vendimin nr. 2 të Gjykatës së Lartë, datë 16 janar 2023, për zgjedhjen e saj, mandati i saj nuk ka një datë të caktuar për përfundim, por fundi i vitit 2025 duhet të konsiderohet si afati fundor i detyrës së saj." shpjegon ajo

Kryetarja Zaçaj nënvizoi se, megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e interpretimit të qartë të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarëve kushtetues, ajo ka vendosur të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias për interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues.

Në fund, ajo kërkoi nga çdo organ tjetër që të respektojë pavarësinë e gjyqtarëve kushtetues dhe theksoi se përfundimi i mandatit të gjyqtarëve kushtetues duhet të ndodhë në përputhje me parimet kushtetuese dhe ligjore, duke siguruar një administrim të drejtësisë kushtetuese të pavarur.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme