Kronika 11 December 2024, 11:02 Nga VNA

Dy fytyrat e Holta Zaçajt që po “marrin fytyrën” Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Holta Zaçaj, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, po përballet me kritika lidhur me qëndrimet e saj kontradiktore për kohëzgjatjen e mandatit të saj. Dokumentet e publikuara nga gazetarja Esjona Konomi zbulojnë një ndryshim të qëndrimit të saj nga viti 2022 deri më sot.

Në shkurt 2022, Zaçaj i dërgonte një kërkesë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të shqyrtohej aplikimi i saj për mandatin e mbetur të Gjykatës Kushtetuese. Në kërkesën e saj specifikohej qartë që bëhej fjalë për mandatin që përfundon në mars 2025, duke e bërë të qartë se e kuptonte kufizimin kohor të këtij mandati.

Në deklaratat e saj të fundit, Zaçaj ka theksuar se nuk është e sigurt se kur përfundon mandati i saj dhe ka njoftuar se do të kërkojë një opinion nga Komisioni i Venecias për ta sqaruar këtë çështje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme