Kronika 11 December 2024, 20:22 Nga VNA

Arrestohet autorin i dyshuar që vendosi tritol në lokalin e familjes së Bledar Birçajt

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet autorin i dyshuar që vendosi tritol në lokalin e familjes

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të vendosjes së tritolit në një lokal të pronës së familjes së Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri në vitin 2021.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00, në zonën e Xhamisë, ku u kap autori i dyshuar për shpërthimin që ndodhi pak ditë më parë në bar-kafenë në Lungo-mare. Autori, me inicialet B.M., 37 vjeç, është nga Vlora dhe i përket pakicës rome. Policia njoftoi gjithashtu se po punohet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Shpërthimi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, dhe fatmirësisht, pati vetëm dëme materiale. Mësohet se autori ishte i maskuar dhe vendosi eksploziv me fitil. Pas aktivizimit të tritolit, ai u largua mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.

Vrasja e Bledar Birçajt

Bledar Birçaj u ekzekutua me armë zjarri më 10 maj 2021, teksa po udhëtonte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Ngjarja përfundoi me vrasjen e Birçajt, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin me të, shpëtuan mrekullisht nga plumbat.

Dy autorët, të pajisur me kallashnikovë, e zunë pritë dhe qëlluan drejt mjetit që drejtohej nga Birçaj. Një prej personave që ishte me të, Granit Deromemaj, një oficer i policisë anti-drogë dhe shok i ngushtë i viktimës, shpëtoi gjithashtu nga plumbat.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme