Kronika 11 December 2024, 19:04 Nga VNA

Lista/ Policia e Shtetit shpall rezultatet e konkurimit për pozicionin "Shef Komisariati"

Ndaje në Whatsapp
Lista/ Policia e Shtetit shpall rezultatet e konkurimit për pozicionin

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për pozicionin "Shef Komisariati" shpalli sot rezultatet përfundimtare të procesit të konkurrimit. Nga 290 kandidatë të interesuar, 16 u skualifikuan gjatë verifikimit të dokumentacionit, ndërsa 23 aplikantë u tërhoqën gjatë intervistimit.

Nga 251 konkurrentë të mbetur, 102 kanë fituar më shumë se 70 pikë, duke pasur të drejtën e emërimit në këtë pozicion. Kandidatët kanë 2 ditë afat për të apeluar vendimet në Komisionin e Shqyrtimit të Ankesave.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin “Shef Komisariati”, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion, shpalli listën e pikëve të fituara gjatë procesit të konkurrimit.

Gjatë fazës së  aplikimit, shprehën interes 290 kandidatë, ndërkohë që gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit 16 prej tyre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin.

Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë.

Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë (dhe ne zbatim të rregullores u lind e drejta për tu emëruar).

Të gjithë konkurrentet kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit, me vlerësimin përfundimtar të secilit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme