Kronika 11 December 2024, 16:32 Nga VNA

U denoncuan nga emisioni "STOP" për korrupsion, SPAK çon në gjyq Arben Tushën dhe Ded Ndoj

Ndaje në Whatsapp
U denoncuan nga emisioni "STOP" për korrupsion, SPAK çon

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 167 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Ded Ndoj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe Arben Tusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi me vendimin Nr. 75, datë 11.12.2024 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Avdi Tusha, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arben Avdi Tusha, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 2 (dy) vite burgim. 3. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Arben Avdi Tusha në një burg të sigurisë së zakonshme. 4. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Arben Avdi Tusha, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjet. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ded Ndue Ndoj, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. 6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ded Ndue Ndoj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 (tetë) muaj burgim. 7. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë për të pandehurin Ded Ndue Ndoj, për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos të kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme