Kronika 13 December 2024, 12:38 Nga VNA

GjKKO pranon kërkesën për gjykimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
GjKKO pranon kërkesën për gjykimin e dosjes së inceneratorit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit  për kalimin për gjykim të dosjes së inceneratorit të Tiranës. Në këtë çështje janë përfshirë 12 të pandehur, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ndër të pandehurit, vetëm tre persona – Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi – kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa të tjerët kanë zgjedhur procedurën e zakonshme të gjykimit. Kërkesat për format e gjykimit do të shqyrtohen në seancën e ardhshme, e cila do të mbahet nga një gjyqtare tjetër.

Prokuroria e Posaçme kishte mbyllur hetimet më 2 gusht 2024, duke ngritur akuzat për shpërdorim detyre ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, si dhe personave të tjerë të përfshirë, përfshirë Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Etleva Kondin, Alba Thomën, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Jetmir Llapajn dhe Silena Tolën.

Masat për këtë çështje u lëshuan fillimisht në dhjetor të vitit 2023. Hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë tërhequr vëmendje të madhe publike dhe politike, duke u konsideruar një prej rasteve më të rëndësishme të hetuara nga SPAK.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme