Kronika 12 Dhjetor 2024, 18:34 Nga VNA

Kishin krijuar një treg të paligjshëm kibernetik, SPAK arreston tre administratorët

Ndaje në Whatsapp
Kishin krijuar një treg të paligjshëm kibernetik, SPAK arreston

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me agjenci ndërkombëtare, ka përfunduar operacionin “RYDOX”, duke goditur një treg të paligjshëm kibernetik dhe arrestuar tre administratorët e tij. Njëri prej tyre, shtetasi kosovar Sh.S., u arrestua në Shqipëri.

Platforma “RYDOX” ka operuar që prej vitit 2016, duke kryer mbi 7,600 shitje të informacionit të vjedhur dhe krijuar të ardhura prej 230,000 dollarësh. Ajo ka ofruar 321,372 produkte për 18,000 përdorues, përfshirë informacione personale të vjedhura dhe kredenciale të aksesit. Autoritetet sekuestruan pajisje kompjuterike, celularë dhe asete monetarë në kriptomonedha.

Operacioni, i realizuar në bashkëpunim me FBI-në dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë, Kosovës dhe Malajzisë, ka rezultuar në sekuestrimin e domain-it www.Rydox.cc. Hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK përfundon operacionin kundër tregut të paligjshëm kibernetik RYDOX, arreston 3 administratorët e tij

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese shqiptare përfundoi me sukses operacionin “RYDOX”, duke goditur një treg të paligjshëm kibernetik dhe arrestuar tre administratorët e tij.

Njëri nga administratorët, shtetasi kosovar Sh.S., i cili kishte banim dhe lejeqëndrim në Shqipëri, u arrestua në bazë të urdhrit të prokurorit të çështjes.

Që prej shkurtit 2016, Rydox ka kryer mbi 7,600 shitje të informacionit që gjeneruan të paktën 230,000 dollarë të ardhura. Platforma ka ofruar mbi 321,372 produkte të krimit kibernetik për një bazë përdoruesish prej 18,000 individësh, duke përfshirë informacione personale të vjedhura të identifikueshme si emrat, adresat dhe numrat e sigurimeve shoqërore, informacionin e kartave të kreditit dhe kredencialet e hyrjes të mijëra persona që banonin në Shtetet e Bashkuara.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK, FBI-së (Zyra në Pittsburgh), Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Shqipëri, Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Policisë Mbretërore të Malajzisë.

Hetimi është pjesë e Procedimit Penal nr.7 të vitit 2024, për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

Aktiviteti i Paligjshëm

Faqja e internetit Rydox funksiononte si një treg i paligjshëm i dedikuar për:

Shitjen e informacionit personal të vjedhur (PII);

Shitjen e kredencialeve të aksesit të pajisjeve të vjedhura;

Shitjen e mjeteve dhe materialeve për kryerjen e krimeve kibernetike, duke përfshirë tutoriale dhe mjete për spam.

Rezultatet e Operacionit

Në ekzekutim të urdhërit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u kryen kontrolle dhe u sekuestruan:

1 njësi kompjuterike dhe 6 laptopë;

5 celularë dhe pajisje të tjera memorizuese;

Dokumente dhe asete monetare në kriptomonedha.

Në kuadër të operacionit, autoritetet amerikane sekuestruan domenin www.Rydox.cc, duke parandaluar përdorimin e mëtejshëm të kësaj platforme për shitblerje të paligjshme. Vizitorët e faqes tashmë do të shohin një baner që njofton sekuestrimin nga autoritetet federale, në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë. Hetimet vazhdojnë për përcaktimin e plotë të përgjegjësisë penale të të dyshuarve dhe përfundimin e hetimeve për të gjithë zinxhirin kriminal.

Operacioni ‘RYDOX’ vendos një standard të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe kibernetik, duke dëshmuar potencialin e SPAK për të bashkëpunuar me agjenci ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vendase në të tilla hetime komplekse.

Prokuroria e Posaçme tërheq vëmendjen e publikut mbi rreziqet serioze që aktivitetet e paligjshme, si ato të zbuluara përmes operacionit “RYDOX” paraqesin për individët dhe shoqërinë tonë.

Tregjet e paligjshme të krimit kibernetik jo vetëm që shkelin privatësinë dhe sigurinë e mijëra qytetarëve duke vjedhur dhe shpërdoruar të dhënat personale, por gjithashtu fuqizojnë rrjete kriminale që ndikojnë negativisht në besimin dhe sigurinë publike.

Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj aktiviteteve të dyshimta në internet, të mos shpërndajnë informacion personal në platforma të pasigurta dhe të raportojnë çdo rast mashtrimi apo abuzimi te autoritetet përkatëse.

 

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme