Kronika 13 December 2024, 11:42 Nga VNA

Zbardhet rrjeti i trafikut të armëve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet rrjeti i trafikut të armëve mes Shqipërisë dhe

Një hetim i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe kosovare ka çuar në arrestimin e 23 personave, duke zbardhur një rrjet trafiku armësh nga Turqia drejt Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjithçka nisi në maj të këtij viti, kur u ndaluan katër persona në Shqipëri, të cilëve iu gjetën 10 pistoleta. Hetimet treguan se armët hynin nga Turqia si armë sportive, por më pas modifikoheshin në Ferizaj për t’u kthyer në armë zjarri. Trafikantët shfrytëzonin fundjavën për kalimin e kufirit, duke përfituar nga mungesa e kontrolleve të rrepta.

Armët e modifikuara shkëmbeheshin shpesh jo vetëm me para, por edhe me kokainë. Një nga personat në këtë rrjet, Euxhenio Manushi, u arrestua në një operacion antidrogë në Shqipëri. Sipas policisë, Manushi furnizohej me armë nga Kosova në këmbim të lëndëve narkotike.

Nga hetimet është zbuluar se rrjeti synonte të trafikonte armët edhe në vendet fqinje. Deri tani, në Shqipëri janë arrestuar 10 persona, ndërsa në Kosovë 13 të tjerë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë dhe shtrirjen e aktivitetit kriminal.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme