Kronika 13 December 2024, 10:02 Nga VNA

Hetimi i SPAK për Erjon Veliajn, dyshime se familjarët e tij kanë pranuar rryshfet nga kompani e individë që kanë interesa me Bashkinë

Ndaje në Whatsapp
Hetimi i SPAK për Erjon Veliajn, dyshime se familjarët e tij kanë

SPAK po heton Erjon Veliajn dhe familjarët e tij nën dyshimet për veprën penale të korrupsionit. Kjo pasi prokurorët e posacëm kanë dyshime të forta se anëtarë te ngushtë të familjes së kryebashkiakut të Tiranës, kanë marrë përfitime të paligjshme, nëpërmjet shoqërive apo individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë e Tiranës.

Nga hetimet prokurorët kanë zbuluar transaksione bankare, e apo ashtu janë ngritur dyshime të forta për kontrata të dyshimta dhe fatura fiktive. Burimet thonë se ka dyshime për një strukturë komplekse të marrëdhënieve financiare që ka patur si qëllim final futjen e parave në sistem bankar, duke fshehur origjinën e tyre. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK urdhëroi kontroll personal, por edhe të kompanive të bashkëshortes së Erjon Veliajt, Aloja Xoxës, vëllait Arbër Veliaj, si dhe personave të besuar të tij, mes të tjerëve dhe Elman Abules, një biznesmen me shumë dritëhije.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme