Kronika 12 Dhjetor 2024, 23:11 Nga VNA

“Skemë komplekse, fatura fiktive, hetim për korrupsion!”/ Lala zbulon kontrollet ndaj rethit të ngushtë të Veliajt

Ndaje në Whatsapp
“Skemë komplekse, fatura fiktive, hetim për korrupsion!”/

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e Erion Veliajt. E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit‘ në MCN TV, ajo tha se janë kontrolluar disa kompani në pronësi të Ajola Xoxës, nënës së saj dhe të vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj. Po ashtu Lala tha se kontrolle janë bërë edhe në biznesin e Elman Abdules si dhe në telefonin e tij dhe të gruas së tij.

“SPAK pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit. Pastaj detaje të tjera, nga dokumente të sekuestruar. Ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt”, tha Lala.

Ajo përmendi edhe rrethin e ngushtë të Veliajt, mes të cilëve, mikun e tij, Elman Abule, ndaj kompanisë të cilit janë ushtruar kontrolle.

“Prokuroria e Posaçme ka çelur një hetim penal për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, procedimi numër 27, viti 2024, kështu ka nisur historia e hetimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj dhe familjarët e tij. Më pas, nga ky hetim ka derivuar edhe hetimi pasuror, për personat që lidhen me të.

Janë bërë publike kontrolle për bashkëshorten. Kontroll personal nënkupton sekuestrimin e celularit, pavarësisht se ditën e djeshme avokatët e zonjës Xoxa dhe të zotit Arbër Veliaj, i janë drejtuar gjykatës së Posaçme me një kërkesë për kundërshtimin e veprimeve të SPAK, duke i konsideruar të paligjshme. Janë kontrolluar edhe kompanitë e zonjës Xoxa dhe kompanitë e vëllait të zotit Veliaj. Për zonjën Xoxa, është kontrolluar kompania Partners Law, një zyrë juridike, një lajm që nuk është publikuar më parë por kam arritur të kem të dhëna, përmes burimeve shumë të besuara.

Është kontrolluar Nan Gallery, qendra Harabel, që administrohet nga zonja Xoxa, Ava Studio, që ka të njëjtën adresë me qendrën Harabel, por Ava Studio administrohet nga Valbona Xoxa, që kam përshtypjen se është nëna e Ajola Xoxës, vjehrra e Erion Veliajt. Sa i përket vëllait të Veliajt, shtetasit Arbër Veliaj, është kontrolluar kompania Gogel shpk, dy banesa, një në Kodrën e Diellit dhe një në Qerret. Këto janë sa i përket familjarëve” – tha Lala.

Gazetarja tha se hetimet po kryhen për veprën penale të korrupsionit dhe se SPAK ka dyshime se janë përfituar dhe marrë përfitime të padrejta, përmes një skeme komplekse dhe se ato janë tentuar të qarkullohen në rrugë bankare. Përveç Elman Abules, ndaj kompanisë të cilit janë ushtruar kontrolle, Lala tha se kontrolle janë bërë dhe ndaj personave Driand Zeneli dhe për Adela Kondakçiu.

“Kam mësuar me burime të besueshme, se janë kontrolluar edhe disa ambiente apo kontrolle personale të personave të tjerë, bëhet fjalë për shtetasin Elman Abule, konsiderohet sipas SPAK, një person i besuar i Erion Veliajt.

Elman Abule ka edhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës. Është bërë kontroll personal i shtetases Marisa Nito, që është bashkëshortja e Elman Abules dhe ka lidhje shoqërore me zonjën Ajola Xoxe. Është kontrolluar kompania Rametal, që ka si administrator shtetasin Elman Abule. Ka kontroll personal për shtetasin Driand Zeneli dhe për shtetasen Adela Kondakçiu.

Këto janë të gjitha kontrollet personale apo të banesave dhe ambienteve që janë urdhëruar nga Gjykata e Posaçme në 5 dhjetor, mbi bazën e kërkesës së dy prokurorëve, Olsi Dado dhe Altin Dumani. Është firmosur vendimin nga Atalanta Zeqiraj që është gjyqtare e posaçme.

Çfarë dyshimesh ka prokuroria? SPAK dyshon se zoti Veliaj, përmes familjarëve apo personave të besuar të tij, kanë kryer veprën penale të korrupsionit, kanë përfituar dhe marrë përfitime të padrejta, përmes transaksioneve bankare, individëve apo shoqërive të tjera, përmes një skeme që SPAK e konsideron komplekse, më pas këto përfitime të padrejta, janë tentuar të qarkullojnë në rrugë bankare, me qëllim që të fshihet origjina e vërtetë e tyre.

Për këtë arsye janë urdhëruar edhe kontrollet personale apo kontrollet e banesave dhe të shoqërive. Ndërkohë, paralelisht prokuroria ka dyshime se për këto transaksione dhe për këtë aktivitet të dyshuar korruptiv, janë firmosur edhe kontrata fiktive, të cilat pretendohet se janë zbuluar gjatë kontrollove në kompanitë që përmenda.

SPAK gjithashtu pretendon se të gjithë këto individë të lidhur me Erion Veliajn, kanë interesa të drejtpërdrejta me qeverisjen vendore dhe me Bashkinë e Tiranës. Pra SPAK pretendon për ngritjen e një skeme komplekse, ku përmes kontratave të dyshimta, faturave fiktive dhe transaksioneve bankare, është arritur ose është tentuar fshehja e parave që sipas SPAK, rrjedhin nga aktiviteti kriminal i korrupsionit.

Pastaj detaje të tjera, nga dokumente të sekuestruar, ky është hetim që po vijon dhe duhet të presim ku do të shkojë. Janë dyshimet e para. Është hetim që ka filluar nga korrupsioni, por ka hyrë te pasuria e familjarëve të Erion Veliajt dhe vetë Erion Veliajt. Më pas do të kryqëzohen të dhënat e marra në rrugë zyrtare dhe SPAK do të ketë konkluzion, për shumën, personat e përfshirë, aktivitetin e kryer e me radhë”, – tha Lala.

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme