Kronika 13 December 2024, 14:49 Nga VNA

Shtyrja e vendimit për mandatin e Zaçaj thellon krizën në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Shtyrja e vendimit për mandatin e Zaçaj thellon krizën në

Mbledhja e thirrur sot nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, ku do të duhej të merrej vendimi për përfundimin e mandatit të saj, është shtyrë për në fillimin e javës tjetër. Arsyeja ka qenë se gjyqtarët kanë kërkuar dokumentacion të plotë lidhur me problematikën në fjalë.

Mbetet për t’u shpjeguar se ç’dokumentacion të plotë kërkojnë gjyqtarët e Kushtetueses për një çështje që ka të paktën një javë që debatohet mes Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, dhe një pjese të medias që ka ngritur shqetësim për manipulimin që kryetarja Holta Zacaj po bën për zgjatjen tej afateve të mandatit të saj.

Nëse ka juristë të qartë për këtë çështje, ata duhet të jenë brenda trupës së Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe, që pas datës 10, Holta Zacaj është në shkelje me arsyetimin ligjor se nuk thirri brenda afateve të përcaktuara në ligj mbledhjen për shpalljen e mbarimit të mandatit të saj. Nga ana tjetër, pas presionit nga disa drejtime, ajo u detyrua ta thërrasë mbledhjen, por ende GJK nuk ka një vendim. Nuk përjashtohet mundësia që shtyrja të ketë të bëjë dhe me “llogaritjen” e votave për t’i ardhur pas avazit oreksit të Holta Zacaj.

Në mbledhjen e parashikuar marrin pjesë vetëm 7 nga 9 anëtarë të Gjykatës. Elsa Toska është e dorëhequr, ndërsa Zacaj nuk merr pjesë sepse trajtohet çështja e saj. Për të marrë një vendim, që në këtë rast është thjesht administrativ, praktikisht duhen 5 vota. Në kushtet e ngërçit dhe ambicieve për të pasur mandat përtej afateve kushtetuese, nuk do habiste askënd një votim 5-2, ku kundër përfundimit të mandatit të Zacaj të renditeshin anëtarë që u mbaron mandati në prill të vitit të ardhshëm apo ndonjë tjetër lehtësisht i shantazhueshëm. Ndoshta përpjekja për t’i çuar në 3 votat kundër nuk është supozim, por përpjekje konkrete, çka do të sillte një thellim të krizës kushtetuese të vendit dhe një kaos artificial me ide dhe regji Spiropali-Zacaj.

E gjitha kjo mund të tingëllonte si një ambicie për të mos lënë karrigen dhe privilegjet që ka anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Por, nëse merret parasysh vendimi i pritshëm për përgjimet e Sky/Encro që GJK do të marrë më 19 dhjetor, ekuacionit i shtohet dhe një tjetër e panjohur. A mos po përdoret kjo krizë për të delegjitimuar vendimet e pritshme të Gjykatës Kushtetuese?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme