Kronika 13 Dhjetor 2024, 18:14 Nga VNA

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon dosjen në gjyq

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim dosjen me 12 të pandehur në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka. Gjykata e Posaçme ka vendosur që së bashku me aktet e çështjes dhe dokumentet përkatëse, t'i dërgohet gjithashtu gjykatës së themelit edhe kërkesa për gjykim të shkurtuar, të paraqitura nga disa prej të pandehurve, përfshirë Lefter Koka, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj. Këto kërkesa janë paraqitur në seancën paraprake nga të pandehurit dhe/ose mbrojtësit e tyre.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 31.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Silena Tola dhe Jetmir Llapaj”.

Në seancën e datës 13.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 106, datë 13.12.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistruar me nr. 106, datë regjistrimi 31.07.2024 me objekt “Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 255/1 të vitit 2020”;

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj të pandehurve:

2.1 Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.2 Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.3 Erjon Murataj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.4 Taulant Tusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.5 Namik Simixhiu, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.6 Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 248 në lidhje me nenin 25 dhe 323 pg 1 të Kodit Penal.

2.7 Valbona Ballgjini, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.8 Sidita Kopliku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.9 Bledar Karoli, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.10 Alba Thoma, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.11 Silena Tola, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.12 Jetmir Llapaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

Së bashku me vendimin për dërgimin e çështjes ne gjyq dhe aktet e fashikullit të gjykimit, i dërgohen gjykatës së themelit edhe kërkesat e të pandehurve (1) Lefter Koka, (2) Bledar Karoli, (3) Erjon Murataj, (4) Taulant Tusha, (5) Namik Simixhiu, (6) Valbona Ballgjini, (7) Sidita Kopliku dhe (8) Jetmir Llapaj, për gjykim të shkurtuar, paraqitur në seancë paraprake nga të pandehurit dhe/ose mbrojtësit e tyre me akt të posaçëm përfaqësimi.

Bazuar në parashikimet e nenit 332/ë të K.Pr.Penale urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit i cili do të përmbajë (i) aktet e paraqitura në Prokuroria e Posaçme, bashkëlidhur kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq (gjithsej 39 volume se bashku me provat materiale); (ii) aktet e depozituara nga Prokuroria ne seance paraprake dhe (iii) aktet e gjykimit në seancë paraprake.

Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për përcaktimin e trupës gjyqësore të themelit.

Në referim të nenit 332/gj, pika 1 të K.Pr.P kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Tiranë, më datë 13.12.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 

Video

Muzeu i Madh Egjiptian Një ditë më parë është inaguruar Muzeu më i madh i Egjiptit. Kjo ndërtesë është një portë hyrëse drejt 7.000 viteve të qytetërim. I vendosur nën hijen e Piramidave të Mëdha, GEM përfaqëson një nga projektet kulturore më ambicioze në botë — një kryevepër e arkitekturës moderne që nderon trashëgiminë e përjetshme të Egjiptit të lashtë. Nuk është vetëm muzeu arkeologjik më i madh që është ndërtuar ndonjëherë, por edhe një urë midis së kaluarës së lavdishme të Egjiptit dhe të ardhmes së tij të ndritshme. Brenda tij ndodhen mbi 100.000 artefakte, përfshirë thesaret e plota të mbretit Tutankhamon, të cilat tregojnë historinë e qytetërimit më të madh të njerëzimit në një mënyrë që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Muzeu i Madh Egjiptian është më shumë se histori — është krenari, inovacion dhe identitet që bashkohen nën të njëjtin çati.

Ndodh dhe kjo... Aurelian Ghisa, presidenti 61-vjeçar i skuadrës së kategorisë së 3 në Rumani, Sanatatea Cluj u aktivizua në minutat e fundi të ndeshjes së Kupës së Rumanisë kundër Universitatea Craiova. Por megjithëse hyri për “ta ndryshuar ndeshjen me këmbët e veta”, ekipi i tij humbi thellë me rezultatin 4-1.

Kur krahasimin për PS e bën me shpejtësinë e një makine dikush që nuk ka patentë për drejtim automjeti…

Në stadiumin e qytetit Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes KF Pobeda dhe KF Shkëndija Haraçinë 77, u shënuan një sërë incidentesh të rëndë me karakter racor dhe nacionalist të cilat kanë tronditur ambientin sportiv dhe komunitetin. Tifozët vendas, sipas raportimeve, brohoritën fraza të papranueshme për lojtarët shqiptarë të skuadrës mysafire, përfshirë shprehje si “dhomë gazi për shqiptarët” dhe fyerje me përmbajtje raciste si “majmunë”. Përveç fyerjeve, raportohet edhe për përpjekje për të hyrë në dhomat e zhveshjes së skuadrës së Shkëndijës pas përfundimit të ndeshjes, çka përforcon faktin se situata kaloi përtej rivalitetit të zakonshëm sportiv. Pas ndeshjes KF Shkëndija 77 ka dalë me reagim zyrtar, duke dënuar ashpër sjelljet e tifozëve të Pobedës. I plotë te linku ?? https://www.vna.al/sport/skandal-ne-futbollin-maqedonas-huliganet-ne-prilep-thirrje-raciste-ndaj-sh-i16413

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme