Kronika 14 December 2024, 13:25 Nga VNA

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Fier, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur. Sipas raportimeve, konflikti mes të rinjve ka nisur për shkak të disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale nga autori i dyshuar, B. D., 17 vjeç, të cilat, sipas të dëmtuarit, kishin të bënin me të. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një plagosje thikë, në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur, 17 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin e mitur, B. D., 17 vjeç, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Konflikti midis shtetasve të mitur ka nisur pasi shtetasi i dëmtur H. Xh., pretentonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën

Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme