Kronika 14 December 2024, 11:32 Nga VNA

Aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës për falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash/ Klodian Allajbeu nën akuzë

Ndaje në Whatsapp
Aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Speciale e Kosovës në orët e pasditës, më 13.12.2024, ka njoftuar për ngritjen e një aktakuze e cila prek disa emra të korporatave që kanë në pronësi edhe media në Kosovë. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale – falsifikimi i dokumentave, dhe – shpëlarje e parave. “Pas zhvillimit të hetimeve disa vjeçare, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër personave fizikë: E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L dhe personave juridikë: ‘M…’, ‘AHK’ dhe ‘QKK’”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në njoftim thuhet se të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprat penale – falsifikimi i dokumentave, dhe – shpëlarje e parave.

Prokuroria nuk ka përmendur emrat e personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuza dhe as emrat e bizneseve, ndërsa në publik janë përmendur emrat e pronarëve të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka dhe pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, si dhe njërit prej zyrtarëve të Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi.

Pak minuta pas pranimit të komunikatës së Prokurorisë, Kallxo.com ka kërkuar nga Gjykata e Prishtinës që sipas ligjit të ofrojë qasje në aktakuzën e redaktuar të këtij rasti, mirëpo deri në publikim të artikullit Gjykata nuk ka dhënë qasje në aktakuzën e redaktuar. As Prokuroria nuk është përgjigjur për të dhënë detaje për arsyet e aktakuzës.

Në mesin e njerëzve që kanë nisur diskutimin për aktakuzën është Dejona Mihali nga LVV. 

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se “Ende asnjë fjalë për aktakuzën “pastrim parash” Allajbeu – Lluka. Asnjë rrjedhje. Shumë është komplikuar puna nga një anë Spitali Amerikan, reklamat, nga ana tjetër T7, Gazeta express, Grupi Dukagjini. Kush mund ta thyejë këtë heshtje sublime?””.

Të kontaktuar nga KALLXO.com, nga korporata Dukagjini kanë thënë se ende nuk e kanë pranuar aktakuzën dhe janë të bindur që kjo çështje është vetëm një çështje civile dhe nuk ka vepër penale.

“Nuk kemi marrë asnjë dokument nga Prokuroria por në këtë rast nuk ka çështje mashtrimi por është një çështje civile në mes palëve” – ka thënë njëri nga zyrtarët ligjorë të korporatës, ndërsa avokati Dastid Pallaska, i cili përfaqëson kompaninë në këtë rast, nuk është përgjigjur.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe me Spitalin Amerikan. Nga Spitali amerikan kanë thënë se informacionin mbi ngritjen e aktakuzës e kanë marrë nga portali i Prokurorise dhe nga mediat dhe se të hënën avokatët do të kërkojnë të njihen me aktakuzën e ngritur.

Ne ende nuk e kemi pranuar me shkrim si institucion aktakuzën. Të hënën avokatët tanë do të kërkojnë aktakuzën dhe ne do të dëshmojmë pafajësinë tonë kudo që të kërkohet. Aktakuza mendohet se është e lidhur me aktivitetin e hershëm, rreth vitit 2014 dhe aty janë disa biznese bashkëpunëtore dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me media”- thuhet në përgjigjen e Spitalit Amerikan për KALLXO.com. I paqasshëm për të komunikuar ka qenë edhe Klodi Allajbeu, që është pronar i këtij Spitali. Familja Allajbeu sipas regjistit të MOM zotëron disa media, përfshirë T7.  Familja Lluka është po ashtu pronare e RTV Dukagjini sipas regjistrit të MOM.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme