Kronika 17 December 2024, 22:40 Nga VNA

Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit, gazetarja Lala: Deri në këto momente nuk mendoj se ka një autor të dytë…

Ndaje në Whatsapp
Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit, gazetarja Lala: Deri në këto

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku i viktimës.  Prindërit e Martinit, Engjëll dhe Floriana Cani, përmes një letre të hapur, që ia drejtojnë edhe Ambasadës së SHBA, ngrenë shqetësimet se po tentohet të shpëtohen autorët, ndërsa kërkohet zbardhja e ngjarjes plotësisht. Autori i dyshuar i ngjarjes është lënë në masën e sigurisë arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit.

Në emisionin Open në News24,  gazetarja Klodiana Lala tha se prindërit e Martin Canit janë në të drejtën e tyre legjitime për të kërkuar drejtësi për të gjithë ngjarjen. “Pika e parë që Engjëll dhe Florina Cani ngrenë shqetësim është se ata që duhet të garantonin sigurinë në shkollë, nuk kanë dhënë dorëheqjen”, tha Lala, duke iu referuar letrës. Në vijim gazetarja duke lexuar pjesë nga letra, theksoi se prindërit e Martin Canit kërkojnë dorëheqjen e atyre që kishin për detyrë të garantonin jetën e djalit të tyre, që përfshihen nga shkolla te autoritetet lokale dhe Ministria e Arsimit.

“Nesër bëhet një muaj nga dita kur Martin Cani u vra dhe shoku i tij mbeti i plagosur. Nesër është njoftuar një tjetër protestë, që nis në orën 13:00 nga shkolla Fan Noli dhe ndalet te Ministria e Arsimit. Deri në këto momente nuk mendoj se ka një autor të dytë të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.

Ajo tha se në rastin konkret, nisur nga provat dhe faktet, nuk mund të them se po manipulohet ngjarja. “Pjesëmarrës mund të jenë shumë fëmijë, por mendoj se nuk ka autorë të dytë”, tha Lala. Sipas saj, gjuha e përdorur nga Policia e Shtetit ndezi gjakrat, pati reagime të papranueshme.

Ajo tha se djali i tezes që Luis Meçjas përjashton mundësinë e një autori të dytë, ka ndodhur një ballafaqim mes tyre. “Në thikën e gjetur janë gjetur gjurmë gjaku te e njëjta thikë, qoftë të viktimës Martin Cani, ashtu edhe shokut të tij të plagosur Luis Meçja”, tha Lala.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme