Kronika 17 December 2024, 21:08 Nga VNA

Banda e “Mondit” në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Banda e “Mondit” në Greqi, zbulohen emrat e shqiptarëve

Policia greke ka zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të djeshëm, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge, shkatërrime prone me eksploziv, plagosje dhe krime të tjera në Greqi. Ky grup, i drejtuar nga Edmond Përbasha, i njohur si "Mondi", vepronte nën udhëheqjen e tij nga burgu.

Në total janë arrestuar 26 persona, përfshirë Edmond Përbashën dhe nipin e tij, të gjithë shtetas shqiptarë dhe grekë. Të arrestuarit janë:

Ata janë:

Edmond Perbasha, 44 vjec nga Mirdita

Klajvert Perbasha, 20 vjec nga Mirdita

Mario Kojku, 20 vjec nga Lushnja

Denhendri Kasemi, 22 vjec

Amarildo Hajderasi, 27 vjec

Ilia Shahini, 22 vjec

Evgjenia Lumani, 23 vjec

R. Plaku, 16 vjec

Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte “bërthamën e fortë” të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale. Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera.

Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit trupor të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, 1 kg kokainë, 32.6 kg marijuanë, 50 pilula ekstazi, 640 gramë MDMA, 16 peshore 23 rende, 5 pistoleta dhe shtatë karikatorë pistolete, 2 armë ajrore me karikatorë, jelek antiplumb, karikator Kallashnikovi me 29 fishekë, rrip fishekësh, 17 thika, grusht hekuri, shufër metalike, 12 makina dhe 9 motoçikleta, një mori pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneruesa tymi, anabolike, celularë dhe karta SIM, media të ndryshme të ruajtjes së të dhënave dixhitale, 3 orë dore me vlerë të lartë, laptop, 110 paund britanik, kapele policie dhe 13 bojë spray.

 

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme