Kronika 18 Dhjetor 2024, 21:51 Nga VNA

Skandal/ Shqipëria eksporton mandarina me pesticide të rrezikshme, tre rastet që alarmuan Bashkimin Evropian

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Shqipëria eksporton mandarina me pesticide të rrezikshme, tre

Shqipëria vijon të eksportojë mandarina me përmbajtje pesticidesh të rrezikshme drejt tregut të Bashkimit Evropian. Kjo është denoncuar nga eksperti i bujqësisë Ervin Resuli, me një shënim në faqen e tij në “Facebook”.

Ai thekson se gjatë peridhës 29 nëntor-11 dhjetor të këtij viti, sistemi europian i sigurisë ushqimore (RASFF) ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash, me origjinë nga Shqipëria.

Sipas tij, këto substanca janë të ndaluara nga BE pasi shkaktojnë dëme afatgjatë, deri në sëmjundje kancerogjene.

Në denoncimin e tij, eksperti shprehet se Ministria e Bujqësisë hesht për këtë skandal, i cili dëmton drejtpërpërdrejt imazhin e një vendi, i cili aspiron të jetë anëtar i BE.

Pavarësisht se legjislacioni shqiptar është harmonizuar me atë të BE-së, realiteti në terren tregon një mungesë totale të mbikëqyrjes dhe transparencës.

Denoncimi i ekspertit:

SKANDAL ME MANDARINAT NGA SHQIPËRIA: MBETJE PESTICIDESH TË NDALUARA NË BE

MINISTRIA BUJQESISË FSHEH RASTET

Gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata.

DETAJET NGA RAPORTET RASFF:

1. 29 nëntor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është zbuluar në Kroaci.

2. 11 dhjetor 2024 – Phosmet në mandarina. Ngarkesa është identifikuar në Kroaci.

3. 11 dhjetor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është raportuar nga Kroacia me ndalesë të mëtejshme në Itali dhe Republikën Çeke.

Të gjitha këto raste janë EC-validated, që do të thotë se janë verifikuar si të sakta dhe përmbajnë mbetje të larta të këtyre pesticideve.

ÇFARË ËSHTË CHLORPYRIFOS?

Chlorpyrifos-ethyl është një pesticid që:

Ndikon në zhvillimin e trurit tek fëmijët, veçanërisht në fazat e hershme të jetës.

Shkakton dëmtime të sistemit nervor dhe çrregullime të sistemit endokrin. Rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Chlorpyrifos është ndaluar plotësisht në BE për përdorim dhe tregtim me Rregulloren Implementuese të Komisionit 2020/18/BE, datë 10 janar 2020, e cila hyri në fuqi më 16 shkurt 2020.

Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të tij është bërë me Urdhrin e Ministrit Nr. 26, datë 22.1.2020, ku përcaktohet se:

“Të kryhet çregjistrimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve që përmbajnë Chlorpyrifos brenda datës 16 shkurt 2020”.

ÇFARË NDODH NË SHQIPËRI?

Ndërkohë që legjislacioni shqiptar është harmonizuar me atë të BE-së, realiteti në terren tregon një mungesë totale të mbikëqyrjes dhe transparencës.

Ngarkesat e bllokuara nga BE tregojnë se këto pesticide ende qarkullojnë dhe përdoren në vend.

Ministria e Bujqësisë nuk ka bërë publik asnjë njoftim nëse këto produkte janë konsumuar në tregun vendas apo janë asgjësuar sipas ligjit.

Tregtarët dhe fermerët vazhdojnë të përdorin produkte të ndaluara, duke rrezikuar shëndetin publik dhe reputacionin e eksporteve shqiptare.

PSE KY SKANDAL ËSHTË I RËNDË?

Këto raste tregojnë qartë një dështim të sistemit të kontrollit të produkteve ushqimore nga autoritetet shqiptare. Për më tepër:

1. Ministria nuk ka informuar publikun për rrezikun e konsumit të këtyre mandarinave.

2. Nuk dihet nëse produktet janë bllokuar dhe groposur, apo kanë përfunduar në tavolinat e qytetarëve shqiptarë.

3. Eksportet e produkteve shqiptare po dëmtohen në tregjet europiane për shkak të mbetjeve të pesticideve të ndaluara.

KËRKOHET TRANSPARENCË PUBLIKE DHE MASA TË MENJËHERSHME!

A janë konsumuar këto ngarkesa në tregun vendas?

Çfarë masash janë marrë për ndalimin e importit dhe përdorimit të produkteve që përmbajnë Chlorpyrifos?

Pse nuk ka transparencë për asgjësimin e tyre sipas ligjit?

Kjo është një çështje e shëndetit publik dhe nuk mund të neglizhohet. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe të garantojë sigurinë e produkteve që tregtohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Video

Nga 1 Nëntori çdo qytetar që përdor linjën e transportit urban Kamëz -Tiranë do të përballet me çmime të rritura të biletës dhe aboneve. Çmimi i biletës do rritet nga 40 lekë bëhet 50 lekë, ndërsa aboneja nga 1200 lekë që është aktualisht do kushtojë 1400 lekë.

Rreth 700 persona janë vrarë në Tanzani gjatë tre ditëve të protestave që pasuan zgjedhjet e përgjithshme të së mërkurës sipas partisë kryesore opozitare, ndërsa një burim diplomatik konfirmoi për BBC-në se të paktën 500 viktima janë verifikuar. Qeveria ka mohuar shifrat, duke deklaruar se nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të plagosurve. Protestat, të përqendruara në qytete të mëdha si Dar es Salaam, shpërthyen pasi figura të rëndësishme të opozitës u ndaluan të kandidonin kundër presidentes Samia Suluhu Hassan. Autoritetet kanë vendosur shtetrrethim dhe kanë ndërprerë internetin në mbarë vendin, duke e bërë të vështirë verifikimin e situatës në terren. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ndalimin e përd

Të duam edhe ne shumë. Sidomos tani që je brenda..

Edhe para Gjykatës Kushtetuese Erion Veliaj nuk i ndahet dëshirës për të qenë me lopatë në dorë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme