Kronika 19 December 2024, 17:14 Nga VNA

Atentati mafioz në Vlorë, zbardhen detaje. Çfarë kapën kamerat nga vendngjarja

Ndaje në Whatsapp
Atentati mafioz në Vlorë, zbardhen detaje. Çfarë

Zbardhen detaje nga atentati mafioz në Vlorë me dy të plagosur ku shënjestër ishte Kevin Hajrulla, kushëriri i njërit prej bosëve të krimit në Vlorë, Inez Hajrulla. 30-vjeçari kishte parkuar makinën e tij tip Benz, në lagjen “24 majit’ në vendin ku shkarkoheshin mallrat e dyqani në zonë dhe ishte ulur në një lokal që ndodhej vetëm pak metra më larg. Një moment, mbërrin një furgon që kishte sjellë fruta-perime dhe Hajrullën e kanë thirrur të lëvizte makinën dhe në momentin që ai ka hipur në automjet, atentatorët janë afruar me të shpejtë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Pasojë Hajrulla ka mbetur i plagosur rëndë. Ai ka marrë disa plumba në bark. Ndërsa i plagosur ka mbetur dhe A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi të automjetit të Hajrullës në momentin e sulmit me kallashnikov. Nga kamerat e sigurisë rezulton se atentatorët e kanë vëzhguar Hajrullën për më shumë se gjysmë ore dhe sapo kanë parë që ka dalë nga lokali janë afruar me shpejtësi dhe kanë qëlluar me breshëri. Pas krimit, në afërsi të fshatit Panaja, ata kanë djegur automjetin tip KIA dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Hetuesit thonë se shënjestër ishte Hajrulla, ndërsa 35-vjecari tjetër është plagosur krejt rastësisht. Dyshimet lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale në Vlorë, pasi Hajrulla është kushëri i Inez Hajrullas, që mori drejtimin e grupit kriminal pas ekzekutimit në 2018 të Edison Arizajt, i njohur si Edison Faqedjeguri. I plagosuri Kevin Hajrulla nuk rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa kishte punuar në një call center.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme