Kronika 20 December 2024, 14:53 Nga VNA

Shqipëria bëhet gati për funksionimin e Forcës Rezerviste

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria bëhet gati për funksionimin e Forcës Rezerviste

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë". Projektligji u miratua me 76 vota pro, asnjë kundër dhe 6 abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, pas një seancë maratonë, e cila mbylli edhe sesionin parlamentar për këtë vit. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, në fjalën e tij gjatë seancës theksoi se ligji do të mundësojë të rritet numri i forcave të armatosura për t’iu përgjigjur edhe rritjes të sfidave të ndryshme në fushën e mbrojtjes. "Shërbimi rezervist është një shërbim vullnetar dhe do të jetë një komponent i mirëintegruar me forcën aktive, në funksion të rritjes së gatishmërisë dhe efikasitetit të mobilizimit të Forcave të Armatosura, në misione ushtarake, humanitare, apo civile, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ky shërbim do të ofrojë një fleksibilitet operacional duke mundësuar mobilizim të shpejtë gjatë krizave ose emergjencave", është shprehur Vengu. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ligji parashikon rikthimin në Forcat e Armatosura të komponentit rezervist, i cili do të arrijë deri në 20 për qind të forcës aktive ose rreth 2.100 persona në 5-6 vitet e ardhshme. Ligji ka për qëllim përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e shërbimit rezervist në Shqipëri, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për mobilizimin dhe shërbimin ushtarak rezervist. Sipas autoriteteve shqiptare, ligji në fjalë do të shërbejë për të siguruar individë të trajnuar, me qëllim kompletimin e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar. Gjithashtu me këtë ligj synohet edhe rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, të nevojshme në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë. Gjatë seancës u diskutua dhe u miratuan edhe disa projektligje të tjera, si projektligji "Për mbrojtjen e të dhënave personale", projektligji "Për anulimin e masave administrative" dhe projektligje të tjera, ndërkohë seanca e djeshme u përfshi edhe nga debatet.

TRT

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme