Kronika 20 Dhjetor 2024, 22:17 Nga VNA

Britania dëbon shqiptarin që trafikonte shqiptarë me avion privat

Ndaje në Whatsapp

Një shqiptar trafikant njerëzish që kontrabandonte bashkombasit e tij në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me anë të një avioni privat, i është hequr shtetësia britanike pavarësisht se fitoi në apel për të qëndruar në këtë vend.

Tabloidi “The Sun” shkruan se Myrteza Hilaj, 51 vjeç, u burgos për 3 vjet e gjysmë për ofrimin e fluturimeve prej 10 mijë paund për të paktën 9 emigrantë pa dokumente në vitin 2017.

Biznesmeni u fut në një kurth në një operacion të Agjencisë Kombëtare të Krimit që më pas hapi një hetim mbi statusin e tij të imigracionit. Ministria e Brendshme Britanike bëri që ai të humbte shanset e shumta të qëndrimit dhe vendosi ta dëbojë atë.

Hilaj, së bashku me ndihmësin e krimit, Kreshnik Kadena, do të ngriheshin me avion nga fusha ajrore e North Weald pranë shtëpisë së tij në Epping Forest, Essex. Piloti personal i shqiptarit do të fluturonte në aeroportin Le Touquet në bregun e Francës veriore për të marrë 3-4 persona pa të drejtë për të hyrë në Britani.

Avioni më pas do të fluturonte në Aerodromin e vogël Stapleford, në Epping Forest, ku pasagjerët do të largoheshin nga avioni dhe do të ndihmoheshin nga Kadena që të mos kontrolloheshin nga oficerët e imigracionit. Çdo person i trafikuar do të paguante “deri në 10 000 £” për fluturimin 90-minutësh dhe “disa qindra paund shtesë” për dokumente të rreme, deklaroi NCA.

Të dy kontrabandistët u dënuan për lehtësimin e kryerjes së shkeljes sëë ligjit të imigracionit në Gjykatën e Kurorës Southwark në mars. Zyrtarët e Home Office nisën një hetim të veçantë më pas edhe për të drejtën e Hilajt për të qëndruar pasi kishte hyrë në vend si refugjat në korrik 1999. Ai kishte pretenduar se kishte lindur në Kosovën e shkatërruar nga lufta, duke u thënë zyrtarëve se shtëpia e tij ishte shkatërruar dhe familja e tij ishte zhdukur nga forcat serbe.

Kërkesa fillestare e tij për azil u refuzua si e pabesueshme në vitin 2000, por ai nuk u deportua dhe u lejua të qëndronte në Britani pa dokumente deri në vitin 2008. Hilajt iu dha leja e përhershme për të qëndruar ndërkohë që ende pretendonte se ishte kosovar, pavarësisht se prindërit e tij pranuan se djali i tyre ishte shqiptar kur aplikuan për vizë për ta vizituar nga vendi i tij.

Në formularët e dorëzuar në Home Office, Hilaj madje tha se kishte qenë me pushime në Shqipëri 3 herë në 5 vjet, duke kaluar së bashku 82 ditë në Tiranë. Megjithatë, ai u lejua të natyralizohej si shtetas britanik në qershor 2013, pas gati 14 vitesh në vend. Ish-sekretari i Brendshëm Sajid Javid i hoqi Hilajt pasaportën në maj 2018 pasi hetimi zbuloi se ai kishte mashtruar për ta marrë atë.

Shqiptari iu drejtua një gjykate të imigracionit – duke pranuar se kishte gënjyer se ishte kosovar, por argumentimi i ligjeve të diskutueshme evropiane për të drejtat e njeriut nënkuptonte se ai nuk duhej të dëbohej. Ai shtoi martesën e tij me gruan Enkeleta që do të thoshte se dërgimi në shtëpi do t’ua bënte jetën shumë të vështirë.

Një gjykatë e shkallës së parë pranoi në mënyrë të çuditshme kërkesën, por vendimi u anulua në apel pasi avokatët e Home Office vërtetuan se Hilaj ishte ende një kërcënim për vendin, shkruan “The Sun”.

Gjykatësi Christopher Hanson u shpreh: “Unë konstatoj se përdorimi i mashtrimit nga ana e Apeluesit, duke përfshirë plotësimin e pandershëm të formularëve të aplikimit, është i mjaftueshëm për të justifikuar vendimin e privimit.”

Hilaj ka gjasa të deportohet kur të dalë nga burgu.

Ish-kreu i konservatorëve, Sir Alec Shelbrooke, deklaroi: “Pa asnjë dyshim, kushdo që dënohet për kontrabandë njerëzish që është me shtetësi të dyfishtë duhet t’i hiqet shtetësia britanike.

Dështimi më i madh i qeverisë Sunak ishte dështimi për të zbatuar sistemin e një gjykate të vetme të apelit. Unë do t’i bëj thirrje qeverisë aktuale që ta drejtojë këtë proces me diçka të ngjashme”.

Kontrabandistëve të njerëzve mund t’u hiqet shtetësia britanike nga Sekretari i Brendshëm pasi gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mbështetën trajtimin e tyre si terroristë dhe vrasës serialë në fillim të këtij viti. ©The Sun

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme