Kronika 21 December 2024, 15:49 Nga VNA

Durim Bami në betejë ligjore në Dubai për të shmangur ekstradimin në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Durim Bami në betejë ligjore në Dubai për të shmangur

Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës”, vijon të mbahet në paraburgim në Dubai, ku po përballet me një betejë ligjore për të shmangur ekstradimin në Shqipëri. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Bami u arrestua për herë të dytë në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një ndalimi të mëparshëm, kur u lirua për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi mes dy vendeve.

Sipas burimeve, Bami është ndaluar teksa ishte me familjen në qytet dhe aktualisht është duke luftuar kundër dëbimit. Ai ka marrë dosjen e SPAK përmes avokatëve, ku rezulton i akuzuar për krijim të kushteve për vrasje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.

Rasti i tij pritet të vendoset më 24 dhjetor në një seancë gjyqësore në Dubai. Ngjashëm me rastin e Plarent Dervishajt, i cili u deportua më parë nga Emiratet, Bami përballet me mundësinë e kthimit në Shqipëri, ku autoritetet kërkojnë ta vendosin para drejtësisë. Ndërkohë, ai mbetet gjithashtu në shënjestër të grupeve kriminale, duke e komplikuar më tej situatën e tij.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme