Kronika 23 December 2024, 13:35 Nga VNA

Berisha: Pas zgjedhjeve, hapja e TikTok përfundimtare. Ftesë për mosbindje civile

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Pas zgjedhjeve, hapja e TikTok përfundimtare. Ftesë për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se një nga hapat e parë që do të ndërmarrë pas zgjedhjeve të 11 Majit do të jetë hapja përfundimtare e platformës TikTok. Ai theksoi se TikTok është një pasion i të rinjve dhe se ky veprim do të jetë një përgjigje ndaj qeverisë, që sipas tij, nuk ka marrë parasysh mendimet e rinisë për përdorimin e rrjeteve sociale.

Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai nuk është këshilluar me të rinjtë, por me prindërit, të cilët nuk janë të përfshirë në përdorimin e platformave sociale si TikTok. Ai u shpreh se ky bllokim shkel lirinë e fjalës dhe përbën një krim kushtetues. Sipas tij, pas zgjedhjeve, një nga prioritetet do të jetë rikthimi i lirisë në rrjetet sociale dhe ndëshkimi i atyre që kanë shkelur Kushtetutën e vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen në një protestë dhe mosbindje civile, që do të nisë sot në orën 17:00 në Tiranë. Gjatë një konferencë për mediat, Berisha theksoi se ky akt është një reagim ndaj qeverisë dhe një thirrje për të drejtat e grupeve të ndryshme shoqërore në Shqipëri.

Berisha deklaroi se mosbindja civile është një akt revolte për 800 mijë pensionistët që, sipas tij, trajtohen në mënyrën më çnjerëzore nga qeveria, për rinisë që e shohin të vetmen mundësi largimin nga Shqipëria dhe për fermerët që janë më të diskriminuarit në Evropë. Ai akuzoi qeverinë se ka shpërfillur nevojat e këtyre grupeve, ndërsa shtoi se protesta është një shenjë sakrifice e demokratëve për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme