Kronika 23 December 2024, 14:19 Nga VNA

Afera e koncesionit të sterilizimit, akuzë për grup kriminal ish-ministrit Beqaj

Ndaje në Whatsapp
Afera e koncesionit të sterilizimit, akuzë për grup kriminal

Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, është i pari zyrtar i lartë që akuzohet nga SPAK për grup kriminal

Gjykata e Posaçme orientoi SPAK që ndaj Beqajt dhe dy të pandehurve të tjerë, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj të ngrihen akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, dhe “grupit të strukturuar kriminal” për aferën e koncesionit të sterilizimit.

Rikualifikimi i veprave penale ndaj të pandehurve erdhi pas shqyrtimit të dosjes voluminoze në seancën paraprake.

Ish-ministri akuzohej për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ndërsa Klodian Rjepaj për akuzat e mashtrimit, shpërdorimit të detyrës e falsifikimit të dokumentave.

Biznesmeni Rrapaj akuzohej me herët për mashtrim e falsifikim dokumentash. Në momentin që u njoh me akuzat e reja, ku pozita e tij rëndohet ndjeshëm përballë drejtësisë, Ilir Rrapaj humbi ndjenjat në seancë.

Prokurori i posacëm Edvin Kondili u shpreh në seancë se pranon sugjerimin e gjykatës, por tha se akuzat e përpiluara prej tij në aktakuzë për të pandehurit ishin të sakta.

Në vijim të seancës u zhvilluan replika mes palëve. Prokurori kërkoi nga gjykata të saktësonte se për llogari të tij kishin vjedhur të pandehurit. “Për veten e tyre”, theksoi gjyqtarja.

Beqaj reagoi dhe kërkoi të saktësohej shuma që ai akuzohet se ka vjedhur. Për të paraqitur argumentat kundër akuzave të reja, gjykata iu la kohë të pandehurve deri në seancën e radhës që pritet të zhvillohet me 9 janar 2025.

Pozita e të pandehurve të tjerë në proces nuk ndryshoi.

Gjykata e Posacme i kujtoj prokurorisë që të hetojë rolin e zyrtarëve të Ministrinë së Financave dhe Komisionit të Prokurimeve Publike si dhe të zhvillojë hetime për Umberto Stacinin, ortak me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Rrapaj rezulton më herët me lidhje dhe njohje me ish-ministrin Beqaj dhe ish-zv.ministrin Rrapaj. Të tre akuzohen tashmë për krijim grupi kriminal dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Ilir Beqaj po hetohet ndërkohë për abuzime me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme