Kronika 27 December 2024, 11:08 Nga VNA

Ja për çfarë u pyet Erion Veliaj nga SPAK/ Nga tenderat e dyshimtë te transaksionet financiare

Ndaje në Whatsapp
Ja për çfarë u pyet Erion Veliaj nga SPAK/ Nga tenderat e

Nga udhëtimet me avion, te kartat e kreditit, lejet e ndërtimit dhe njohjet me biznesmenë. Këto janë disa nga pyetjet që prokurorët e SPAK i drejtuan kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj gjatë 5 orëve të marrjes në pyetje. Burimet thonë se Veliaj u pyet edhe disa procedura tenderuese që rezulton që ka fituar kompania në pronësi të njerëzve të lidhur me drejtuesit kryesorë në Bashki.

Mësohet po ashtu që ka dhënë shpjegime për disa transaksione që SPAK i sheh si të dyshimta. Erjon Veliaj është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet për korrupsion. Para tij prokurorët pyetën edhe Ajola Xoxën bashkëshorten e kryebashkiakut. Ndërsa po me urdhër të SPAK janë kontrolluar bizneset dhe banesat e familjarëve te Veliajt si dhe u janë sekuestruar celularët.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme