Kronika 27 December 2024, 13:41 Nga VNA

SPAK: Veliaj po hetohet për 4 vepra penale

Ndaje në Whatsapp
SPAK: Veliaj po hetohet për 4 vepra penale

SPAK iu pergjigj interesit të medias dhe deklaron se kryebashkiaku Erjon Veliaj po hetohet për 4 vepra penale.

Njoftimi

*Në përgjigje të interesit tuaj ju komunikojme*: Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale:_“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”_ i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u rregjistrua procedimi penal i mësipërm.

Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: _“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”_ i parashikuar nga neni 245, _“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”_ parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe _“Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”_ parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal.

Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Rregjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme