Kronika 1 January 2025, 21:13 Nga VNA

Ngjarjet më tronditëse të 2024 ku humbën jetën gra dhe fëmijë

Ndaje në Whatsapp
Ngjarjet më tronditëse të 2024 ku humbën jetën gra dhe

Tragjedia e Shkodrës

Një nga ngjarjet me tronditëse është ajo e majit 2024 në Shkodër, ku Alma Arrazi u hodh nga Ura e Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur. Policia arrestoi Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Almës, nën dyshimet për shkak të vetëvrasje. Dyshohet se tradhtia nga i shoqi e shtyu 39-vjecaren të ndërmerrte aktin tragjik për të vrarë fëmijët dhe tw vetëvritej.

Vriten Kosta dhe Kleoniqi Ilia

Më 2 Maj, në fshatin Bodrishtë të Dropullit u gjetën të pajetë Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç. Hetimet zbuluan se të moshuarit ishin vrarë nga fqinji i tyre Thoma Mastora.

Vritet Hati Deliaj nga dhuna e burrit

Në gusht të 2024, 64-vjeçarja Hati Deliaj gjeti vdekjen në spitalin rajonal, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shumta të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit 70-vjeçar Engjëllush Deliaj. 64-vjeçarja u shtrua në spital pasi kishte nofullën e thyer dhe shenja të tjera të dhunës nga bashkëshorti, që hetimet zbuluan se e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme. Herën e fundi tai e mbajti për ditë më radhë në shtëpi duke mos i dhënë ndihmë edhe pse e kishte dhunuar barbarisht. Çifti nuk kishte fëmijë. Por Engjëllush Islamaj kishte 3 fwmijw nga njw martesw e mwparshme.

Hyso Islamaj vret gruan

Në gusht të 2024, Hyso Islamaj vrau me sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj brenda në shtëpinë e tyre në Sarandë. Krimi sipas hetuesve ndodhi gjatë konflikti mes çiftit. Pasi vrau gruan, Huso Islamaj u përplas në shkallët e banesës me djalin. Ai e shtyu babain dhe për pasojë gjeti vdekje.

Mësuesi amerikan vret gruan e vetëvritet

Më gusht 2024 shtetasi amerikan Matthew James Wertz mësues në një shkollë orivate vrau gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, dhe dy qentë e tyre më pas u vetëvra. Krimi ndodhi në banesën e ciftit. Wertz, la një letër për babanë e tij, ku i kërkonte falje familjes për veprimet e tij.

Masakra e Dobraçit

Më 30 tetor 2024, në Dobraç të Shkodrës në një atentat mafioz u vraz Hamza Lici e miku i tij Arlind Bushati. Automjeti i viktimave doli nga rruga dhe për pasojë gjetën vdekjen burrë e grua, Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po udhëtonin me motor.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme