Kronika 31 December 2024, 14:43 Nga VNA

"E vrava për borxhin, më tha drogaxhi...", Janina pranon masakrimin e fqinjit 82-vjeçar në Durrës

Ndaje në Whatsapp
"E vrava për borxhin, më tha drogaxhi...", Janina pranon

Fation Janina ka pranuar para hetuesve se është ai autor i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjecar, Paulin Gina.

Ai ka deklaruar se debati mes tyre nisi për shkak të një borxhi që i kishte i moshuari dhe nuk pranonte t’ia kthente.

“Ai me kishte 200 mije lekë borxh. I thashë flasim për borxhin, pasi lekët më duhen për vitin e ri. Bëmë debat. Ai më tha skam lekë. Më tha drogaxhi. Unë e godita. Pas krimit, shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin. Ndërrova rrobat dhe ikan ga shtëpia nga frika e policisë”, është shprehur i dyshuari, duke u përpjekur të ngrejë alibi se ishte viktima që tentoi ta godiste i pari.

Gina 82-vjecar u gjet i vrarë në banesën e tij në lagjen 16 në Durrës dhe fakti që dera ishte e mbyllur sipas hetuesve nuk kishte të bënte me një grabitje. I moshuari kishte plagë në fytyrë e gjoks dhe ishte goditur me thikë e cekic. Pas disa orësh hetime, u identifikuar Janina si autor i dyshuar. Pas shumë negociatash me vëllain e të dyshuarit ai u vu në pranga. Policia sekuestroi cekicin dhe dy thika që u përdorën në krim.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme