Kronika 2 January 2025, 17:09 Nga VNA

Nis largimi i emigrantëve, fluks i shtuar në pikat kufitare

Ndaje në Whatsapp
Nis largimi i emigrantëve, fluks i shtuar në pikat kufitare

Emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Në vetëm 24 orët e fundit nga pikat kryesore kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë dhe Italinë dhe Maqedoninë e Veriut janë larguar afro 11 mijë persona.

Sipas të dhënave zyrtare në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë rreth 1900 persona dhe kanë dalë dyfishi i tyre, pra rreth 3700.

Shërbimet e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, kanë përpunuar në total rreth 4400 shtetas nga të cilët rreth 1600  në hyrje dhe  2800  në dalje. Gjithashtu në këtë pikë kufitare janë përpunuar edhe 1691 mjete, nga të cilat 690 në hyrje dhe 1001 në dalje.

Pas përfundimit të festave të fundvitit, vihet re një shtim i fluksit edhe në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit.

Gjatë ditës së enjte, nga ky port udhëtuan drejt Italisë rreth 2,100 shtetas, ndërsa kanë mbërritur ne vendin tonë 450 pasagjerë.

Fluksi i largimeve pritet të zgjasë deri më datë 6 janar, periudhë që përkon me përfundimin e pushimeve.

I njëjti trend lëvizjes është vënë re edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve kufitare janë regjistruar rreth 1.900 persona në hyrje dhe afro 2.900 në dalje.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme