Kronika 3 January 2025, 13:47 Nga VNA

Kush është Engert Pëllumbi, gjyqtari që riktheu Sali Berishën në SPAK?

Ndaje në Whatsapp
Kush është Engert Pëllumbi, gjyqtari që riktheu Sali

Engert Pëllumbi ndoshta nuk është një emër kaq i njohur për publikun. Megjithatë, kush e ka ndjekur politikën me vëmendje e ka fiksuar si emrin që ka dënuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Më 5 shkurt të vitit 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Por më herët, Engert Pëllumbi ka pasur një përplasje dhe me një tjetër deputete të PS. Në vitin 2011, ai gjobiti për shpifje nënkryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn.

Me vendimin e sotëm ndaj Sali Berishës, vështirë që të gjesh një motivim politik për një gjyqtar që në punën e tij është ndeshur me sukses me njerëz me pushtet, duke treguar integritet të lartë dhe qasje profesionale ndaj dosjeve “të nxehta”.

Engert Pëllumbi do të mbahet mend gjatë si gjyqtari që dërgoi në qeli funksionarin e parë të lartë shtetëror. Që tashmë nuk është më një rast i izoluar, por një proces i gjatë, i plotë dhe i vështirë, iniciuar nga struktura e Prokurorisë së Posaçme.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme