Kronika 5 January 2025, 12:05 Nga VNA

Ekzekutimi i 33-vjeçarit, hetimet fokusohen te e kaluara e tij në Belgjikë. Babai dhe xhaxhai: Nuk kemi pasur konflikte

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i 33-vjeçarit, hetimet fokusohen te e kaluara e tij në

Ramazan Mataj, 33 vjeç, u qëllua për vdekje me breshëri armësh në zonën e Dragoçit, Postribë, Shkodër, ndërsa po kthehej në shtëpinë e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur viktima udhëtonte me një automjet tip Benz. Trupi i pajetë i tij u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, Mataj kishte komunikuar për herë të fundit me të atin, pa shfaqur ndonjë shqetësim. Pas këtij momenti, dyshohet se ai është ekzekutuar. Një banor i zonës dëshmoi se kishte dëgjuar të shtëna, por duke qenë se pranë vendit të ngjarjes ndodhej një lokal dasmash, mendoi se bëhej fjalë për fishekzjarre.

Babai i viktimës, Fatmir Mataj, i tronditur nga ngjarja, deklaroi se i biri nuk kishte asnjë konflikt dhe kërkoi zbardhjen e rastit. “Djali im është rritur me shumë sakrifica. Nuk ka qenë aspak person problematik. Kam folur me të në orën 22:00 dhe nuk më shprehu ndonjë shqetësim. Kërkoj të zbardhet e vërteta,” tha ai.

Edhe xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, hodhi poshtë mundësinë e ndonjë konflikti. Ai sqaroi se Ramazani kishte punuar në Malin e Zi dhe më herët kishte jetuar në Belgjikë. “Ramazani punonte si mjeshtër në Malin e Zi. Para një viti e gjysmë ishte kthyer nga Belgjika, ndërsa së fundmi jetonte dhe punonte në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet ende në Belgjikë. Kanë kaluar një jetë të vështirë ekonomikisht, por nuk dimë të kenë pasur konflikte,” u shpreh Naim Mataj.

Policia është duke hetuar për të zbardhur motivet e krimit, duke vlerësuar mënyrën e ekzekutimit, që sugjeron një mllef të madh ndaj viktimës. Pasi Ramazan Mataj nuk figuron i skeduar në Shqipëri, hetimet janë përqendruar te e kaluara e tij dhe e vëllait në Belgjikë. Njëkohësisht, do të kërkohet ndihma e autoriteteve të Malit të Zi, ku ai punonte prej kohësh.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme