Kronika 4 January 2025, 14:44 Nga VNA

"Toyota Auris" dorëzohet për gjykim dosja me 4 të pandehurit e parë, SPAK: Po hetojmë prokurorë e gjyqtarë të dyshuar për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
"Toyota Auris" dorëzohet për gjykim dosja me 4 të
SPAK njoftoi zyrtarisht se ka dorëzuar për gjykim dosjen penale "Toyota Auris" me 4 të pandehur, Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës, Erjona Daupaj, ish-oficere e policisë gjyqësore, Radovan Çela avokat dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Prokuroria e Posaçme njofton se ka ndarë çështjen dhe po heton gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë hetuar e gjykuar dosjen "Toyota Auris" pasi dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfundur hetimet paraprake për proçedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, i rregjistruar për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç, 295/a paragrafi (3) dhe 283/a të Kodit Penal. Për këtë procedim penal, gjatë fazës së hetimeve paraprake, janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore ku përfshihet; marrja e informacioneve nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, marrja e provave nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera, kërkimi, zbulimi dhe administrimi i dokumentacionit të nevojshëm, marrja në pyetje e personave që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e hetimeve, si dhe është kryer analizimi me hollësi i të dhënave, i dokumentacionit të administruar, si dhe provave të mbledhura gjatë hetimeve. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal si edhe nga burimet e provave të mbledhura dhe të administruara gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre. Në kohën e kryerjes së veprimeve të kundraligjshme, i pandehuri Aurel Zarka ka qënë në funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e pandehura Eriona Daupaj ka qënë në funksionin e oficeres së policisë gjyqësore në ish Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe më pas oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa i pandehuri Radovan Çela ka qënë në cilësinë e mbrojtësit të shtetasve Alfred Vladi etj. Konkretisht, veprimet e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë janë kryer në lidhje me çështjet penale të mëposhtme, sipas akuzave dhe episodeve respektive për të pandehurit : parandaluese kundër pasurisë”, për pasuritë në zotërim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri. Procedimi pasuror nr.24 prot dt.19.02.2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i zhvilluar në bazë të Aktit Normativ Nr.1 datë 31.01.2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Suel Çela alias Marjus Lulaj. Çështjen penale në ngarkim të shtetases Xhoi Mansaku, e akuzuar për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669 datë 26.03.2020 të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë. Çështjen penale në ngarkim të shtetasve Altin Veizaj etj, të akuzuar për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal, të gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë. paragrafi (2) e 25 (sipas përmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43/2021), neni 295/a paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal. Me vendimin e prokurorëve të çështjes, më datë 26.12.2024 është vendosur ndarja e çështjes penale dhe veçimi i akteve në lidhje me një sërë komunikimesh të kryera nga të pandehurit, që kanë të bëjnë me faktet dhe rrethanat e përmëndura më sipër, si edhe në lidhje me biseda që kanë të bëjnë me fakte dhe rrethana të tjera që kanë dalë gjatë veprimeve hetimore. Konkretisht, nga aktet e këtij proçedimi penal janë veçuar aktet dhe janë rregjistruar proçedimet penale si më poshtë: Së pari, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat e kryera nga të pandehurit dhe personat e tjerë të administruara gjatë hetimeve, në përmbajtjen e të cilave përmënden persona të tjerë në cilësinë e prokurorëve, gjyqtarëve, funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, për të cilët pretendohet se kanë kërkuar apo kanë marrë përfitime të parregullta.

Së dyti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve në lidhje me bisedat dhe komunikimet që janë administruar gjatë hetimeve, nga të cilat ekzistojnë të dhëna se edhe persona të tjerë mundet të kenë kryer ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që kanë ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionarëve të organeve të tjera të drejtësisë. Së treti, është vendosur ndarja dhe veçimi i akteve pasi nga burimet e provave të mbledhura gjatë hetimeve për këtë procedim penal janë krijuar të dhëna dhe dyshime se mundet të jenë kryer veprime që përmbajnë elementët e veprave penale të tjera.

Lidhur me këto episode është rregjistruar procedimi penal nr.26/1 datë 26.12.2024 dhe vijojnë që të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme