Bota 25 May 2026, 09:09 Nga VNA

Shërbimet e inteligjencës amerikane: Khamenei në një vendndodhje sekrete! Përdor një rrjet korrierësh për të komunikuar

Ndaje në Whatsapp
Shërbimet e inteligjencës amerikane: Khamenei në një
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet i fshehur në një vend të pazbuluar dhe ka shumë pak kontakt me botën e jashtme, sipas një raporti të CBS News që citon burime të inteligjencës amerikane.
 

Sipas raportimit, Khamenei komunikon vetëm përmes një rrjeti korrierësh të krijuar posaçërisht për të shmangur zbulimin e vendndodhjes së tij. Zyrtarët iranianë që po zhvillojnë negociata me administratën e presidentit amerikan Donald Trump thuhet se po hasin vështirësi serioze komunikimi brenda vetë sistemit iranian, gjë që po ngadalëson procesin e bisedimeve.

Burimet amerikane pretendojnë se çdo propozim i dërguar nga Uashingtoni kërkon kohë të gjatë për të marrë përgjigje, pasi informacioni kalon përmes kanaleve të shumta sigurie përpara se të arrijë te lideri suprem. Raporti shton se masat ekstreme të sigurisë lidhen me frikën nga sulmet amerikane ose izraelite ndaj udhëheqjes iraniane, ndërsa shumë zyrtarë të lartë iranianë thuhet se po qëndrojnë në bunkerë të fortifikuar dhe po shmangin komunikimet elektronike.

 

Megjithatë, zyrtarë amerikanë thanë se Khamenei ka dhënë “në parim” miratimin për kornizën e një marrëveshjeje të mundshme me SHBA-në, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak ditësh.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme